Protesta në hyrje të tregut me shumicë “Kvantashki” (VIDEO)

PAKËNAQËSI PËR PAGESA TË LARTA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Mbi 200 shitës të tregut me shumicë “Kvantashki” protestuan që nga ora 5:30 e mëngjesit para hyrjes së këtij tregu. Ata thonë se nuk janë të kënaqur me kushtet e investitorit dhe se hyrja dhe qiraja janë shumë të larta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vetëm një rast të tregoj që i ka ndodhë një fshatarit tonë, erdhën me një veture, njeri me tre thasë spinaq dhe tjetri me dy thasë marule në hyrje i kanë detyruar të paguajnë të dy po kjo punë nuk behet as në Vietnam”

“Prej kur ka ardhur zotëria këtu na tregoi disa kushte mjafte te mira, dhe prej kur filloi e deri sot kushtet janë zero, ne si tregtarë që punojmë këtu dhe kushtet që na nevojitën nuk i kemi.”

“Unë si bujk nuk kam me kombi e ka bere të paguajmë 1000 denarë ose me kamion 2000 denarë, askund në botë nuk merr më shumë se 2 % të vlerës se mallit, unë do të vijë me 500 kg patate do me merr 2000 denarë në derë.”

Protestuesit deklaruan gjithashtu se janë kërcënuar nga disa persona dhe se e gjithë kjo ka ndikuar edhe tek blerësit të cilët nuk e frekuentojnë vendin aq sa duhet.

 “Unë paguaj 200 euro për vendin, kam dy vende dhe paguaj 400 denarë çdo ditë, më është prishur vetura, kam marrë një veturë tjetër, kam paguar 1000 denarë se nuk e keni regjistruar këtë tabele, nuk ka pastërti, nuk ka ujë, këtu bëhet krim, me herët pastrohej me ujë çdo natë, këtu nuk pastrohet ka 4 vjet, kemi kundërshtuar na sjell mafies nga Kosova dhe Shqipëria”

“Ky tek kjo rampë merr 10 mi a 20 mi euro në ditë, ujin për pije e blejmë, nuk kemi as tualet, kjo është gjendje si në Bangladesh, e mori qe ta bën më mirë e ky është duke i rrjep popullin” .

Tentuam qe te marrim përgjigje edhe nga personat ne menaxhim te këtij tregu por i njëjti nuk deshi te prononcohet para kamerave, kërkuan përgjigje edhe nëpërmjet emailit, e deri tani pa asnjë qëndrim.  Ndërkohë,  protestuesit paralajmëruan se protesta do te vazhdoje edhe ne ditët ne vijim. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share