Protesta e opozitës në Serbi ka bledhur qytetarët nga të gjitha qytetet në sheshet kryesore të kryqytetit. Ata tani kanë thënë se nuk do të ndalojnë pasi kjo mundësi nuk do të kthehet më. E quajtën presidentin serb, Alleksandar Vucic, si tradhëtarë dhe uzurpatorë, ndërsa thanë se i kanë shkruar dorëheqjen, mjafton që ta firmos.
“Duhet të ndprerej këtë realitet të hidhur që na e ka shërbyer. Ju përgezoj për guximin në tërë Serbinë që e keni bërë për të mbrojtur shtetin.”deklaron Çedomir Çupiq, Profesor i Shkencave politike.
Në protest ishin edhe liderët e opozitës së bashkuar në Lidhjen për Serbinë. Aty më vonë erdhi edhe ish-presidenti, Boris Tadiq.
Mediat thonë se disa dhjetëra mijëra protestues ishin të pranishë, policia thotë vetëm 7 mijë.
Boshko Obradoviq, i partisë nacionaliste të djathtë, është bërë problem pasi ka qenë pjesa e opozitës e lidhur me incidente. Presidenti Vuçiq e ka pagëzuar si Boshko fashisti.
“Kjo është një luftë për të drejtat elementare që për 7 vjet në regjimin e Aleksandar Vuçiq janë duke u shkelur. Liria e shtypit dhe e zgjedhjes. Kërkojmë vetëm një dialog normal dhe nuk jemi për dhunë, por duhet të luftojmë deri në fund për këtë.”-tha Boshko Obradoviq, Partia “Dveri”.
Ai thotë se përkundër që flasin për Kosovën në këto protesta, me vendet e rajonit duan paqe.
“E vetmja zgjidhje për rajonin është pajtimi, të tejkalojmë gjërat që na ndajnë në të shkuarën dhe t’i kthehemi gjërave që mund të na afrojnë në të ardhmen. E dimë në cfarë pikash dallojmë, por nuk duhet të merremi me këtë pasi duhet t’i kthehemi të ardhmes.” –shprehet Boshko Obradoviq, Partia “Dveri”.
Më pas protestuesit u nisën drejt Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë me punën e saj dhe në shëtitje për tu thyer sërish tek kuvendi.
Është koha që Serbia të zgjohet, thonë protestuesit. Por, zgjedhjet ende nuk duken afër. Presidenti Vucic pas një jave do të mbledh simpatizuesit e tij për të matur forcat në të njejtin shesh. /Idro Seferi, Beograd/