close

PROTESTA PËR KOSOVËN PARA AMBASADËS SË SHBA-SË

Kërkohet largimi i Ambasadorit amerikan në Beograd


“Guerila serbe”, një grup jo shumë i njohur ka bërë që ambasada amerikane të mjoftoj për kujdes për shtetasit e saj. Pritej një protestë me mjete piroteknike, bomba false e fishekëzjarr si simbolikë për atë që SHBA i bën Serbisë njëzet vjet më parë. Forcat policore dhe gazetarët ishin në vend të ngjarjes. Në orën 8 të darkës nuk mdodhi asgjë. Protestuesit nuk dukeshin.

Pak më vonë me një uniformë ushtarake të improvizuar arriti kryesori prej tyre. Tha se ishin 20 persona por nuk u lejuan. Protestuesi i vetëm tha se dikur i pëlqente muzika rock dhe pijet amerikane bashke me filmat. Por, pavaresia e Kosovës nuk është në rregull.

“Menjëherë ta tërheqin pavarësinë e të ashtuquajturës Republika e Kosovës, të cilën e kanë krijuar, si një narko shtet. Qëllimi ynë ka qenë tut hemi që këtë kurrë nuk do tua falim. tha Sima Rexhepoviq, lëvizja “Serbia guerile”.

Protestesi tha se grupi i tij kërkon largimin e ambasadorit amerikan. Kurse performansin do ta bëjne ndonje ditë tjetër pa paralajmërim. /Idro Seferi, Beograd/