Protestuesit janë nxjerrë me forcë jashtë nga policia
Protestat e opozitës në Serbi kanë përfunduar kur ata ishin futur pa paralajmerim në një nga hyrjet e Radio televizionit Publik, për të cilin thonë se nuk raporton për protesta kundër qeverisjes së presidenti, Alleksandar Vuçiq. Policia ka zbrazur lehtë katet e tjera, përveç asaj ku ishin deputetët dhe liderët e opozitës. Në fund të gjithë u nxorën me forcë dhe pati përplasje.
Protesta kishte nisur si zakonisht, një herë në javë dhe qetë. I dhanë ultimatum presidentit Vuçiq disa ditë fillimisht, por duket se nuk kishin durim dhe pas qëndrimit para televizionit, një pjesë gjetën një hyrje. Ata dëshironin pesë minuta transmetim, por kjo nuk ndodhi.
Liderët e opozitës deklaruan se ky është fundi i Vuçiqit dhe ftuan të gjithë qytetarët të mbledhen rreth televizionit.
“Radio televizioni i Serbisë ka moto të sajën fjalinë “e drejta juaj për të ditur të gjitha”, ne si qytetarë kemi ardhur këtu vetëm për ta marrë atë që na takon dhe për ti thënë Vucic se ky është fundi i regjimit dhe gënjeshtrave të tij dhe ne duam vetëm liri për të thënë ato që mendojmë.” -tha Boshko Obradovic, Deputet i “Dveri”
Policët megjithatë zbatuan urdhërat megjithëse refuizimi ishte i madh. Protestuesit kënduan himnin dhe këngë për Kosovën. Njësitë special, xhandërmaria, njësitet e ndërhyrjes së shpejt rrethuan ndërtesën dhe protestuesit qëndruan për disa orë duke rezistuar. Ata paralajmëruan vazhdimin e protestave në kohën kur të dielen presidenti do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme. /Idro Seferi, Beograd/