close

PROTESTAT NË SERBI

Opozita paralajmëron Vuçiqin se është politikisht i mbaruar


Protesta e fundit para një prove të përgjithshme të protestave kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Opozita serbe ka paralajmëruar se do të përshkallëzoj protestat e saj pasi kanë kaluar katër muaj qetësie. Protestuesit u mblodhën para qeverisë së Serbisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në paralajmërim se do të shkonin deri tek televzioni privat “Pink”, për të cilin konsiderojnë se mbështetë presidentin. Por, kjo nuk ndodhi pasi ishte paralajmërim vetëm si shaka.

“Ne nuk duam të kemi incidente dhe dhunë. Ne nuk jemi kundër popullit tonë, por përfundimisht jemi këtu për liri.” Branisllav Llecic, Aktor dhe aktivist

Protestuesit u nisën drejt qendrës së qytetit, të cilën qeverisja e ka mbyllur për të renovuar gjithë sheshin, aty ku dikur niste protesta e opozitës. Ata thanë se politika e Vuçiq nuk do të kaloj dhe rrugës në krye të kolonës dolën liderët e opozitës. Rrethojat e sigurisë i morën me vete dhe u nisën për të rrethuar bashkinë e Beogradit.

Në oborrin e institucineve, jo larg zyrave të Vuçiq, i çuan porosinë së është i mbaruar dhe se më mirë e ka të ikën vet. Ata i thanë se do të kthehen të shtunën tjetër kur e tërë Serbia do të jetë në Beograd.

“Ne kemi vetëm një porosi për presidentin që nuk mund të na bëj asgjë.”-deklaroi Nikolla Jovanovic, Lidhja për Serbinë.

Protestat në Serbi kanë kthyer vëmendjen e opoinionit tek përplasjet politike. E vetmja gjë që pritet është nëse serbët do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo. /Idro Seferi, Beograd/