close

PROTESTË E AKSIONARËVE TË “TETOVO TABAK”

Ish – të punësuar në TETOVO TABAK më akuza se kanë mbetur pa aksionet e tyre prej se firma e tyre është likuiduar. Objekti dhe toka tani janë pronë e shtetit, kurse likuiduesit, sipas aksionarëve, kanë nënshkruar paramarrëveshje me një firmë private për shitblerje.

Bëhet fjalë për 100 ish-të punësuar në Tetovo Tabak, që kanë mbetur pa aksionet e tyre. Një pjesë e tyre përmes një proteste të qetë kanë shprehur revoltën para firmës, ku oborri dhe objekti po pastrohen, siç thonë nga një firmë private që ka marrëveshje për shitblerje me likuiduesit që i ka emëruar shteti. Ata shtrojnë pyetjen se si është e mundshme të mbeten pa aksione, kurse ndërkohë të shitet tokë shtetërore. Kërkojnë nga kompetentët ta shqyrtojnë të gjithë procedurën që sipas tyre është pjesë e krimit të organizuar që me dekada po ndodh në këtë firmë.

“Pas Monopollit është shitur vendi, sipas nesh në rrethana të dyshimta është transferuar në emër të shtetit. Është shitur me një paramarrëveshje që për ne do të thotë humbje besimi dhe me këtë humbje të aksioneve, të pagave tona, të cilët i kemi paraqitur në gjyq dhe për të cilat kemi pasur lloj-lloj njoftimesh, kërkesa, letra këto dhjetë vitet e fundit.” thekson Darko Gjorgjevski – Aksionar në “Tetovo Tabak”

Firma “Tetovo Tabak” gjendet në një lokacion atraktiv në hyrje të qytetit. Shtrihet në një sipërfaqe përj 44 ari. Vlera është e paçmueshme, por megjithatë po shtitet me një çmim shumë të ulët – thotë Gjorgjevski.

“Nuk ka institucion prej të cilit nuk kemi kërkuar ndihmë edhe në institucionet qeveritare edhe në media, por arritjet i shihni edhe ju. Para disa ditësh ishte e papastër, s’kishte as roje. Tani po punohet dhe dikush ka paguar për këtë. Qëllimi jonë është që përmes jush të mbledhin forcën dhe të thonë të vërtetën, pasi ne jemi të gatshëm të bashkpunojmë, sepse jemi të shkatërruar, jemi pa paga dhe pa punë.” deklaron Darko Gjorgjevski – Aksionar në “Tetovo Tabak”

Ish – të punësuarit në “Tetovo Tabak” përveç mospagesës së aksioneve janë edhe pa rroga dhe kontribute tashmë katër vite.  /Blerona Jakupi/