close
Vendi

PROTESTË E SEKTORIT TURISTIKO – HOTELERIK

4FA76866-5DCB-4D3D-8CDC-A8694DD9AA47

Besimi në Qeveri , e para ndërtesës së Ministrisë për Financa protestues. Punonjësit turistik, së bashku me pronarët e kafeneve dhe restoranteve, kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria, e jo kredi.

MARTIN ANGELLOVSKI, ODA PËR TURIZËM DHE HOTELIERI

Sot po pyesim zëshëm, a do të mundeni? A do të mundeni që të na siguroni përkrahjen që na duhet? Kërkohet ndihmë financiare për objektet e regjistruara hotelerie të cilëve për më shumë se një vjet iu është ndaluar veprimtaria me vendim të Qeverisë, dhe që me muaj të tërë nuk kanë asnjë ndihmë.
Nën termin “ndihmë” nuk nënkuptojmë oferta nga Qeveria për kredite nga Banka zhvillimore, ajo do të thotë borxhe të reja për ne.

ANA MARIJA ALEKSOVA, AGJENCITË TURISTIKE

Kërkesat tona janë si vijojnë: Ndihmë financiare e pakthyeshme për çdo agjenci financiare të licencuar.
Fushata “Pushime në vend” me vauçerët, këtë vit të shkojë vetëm nëpërmjet agjencive turistike.

Para Ministrisë folën edhe përfaqësues të udhëheqësve turistik dhe përfaqësues të çerdheve private për fëmijë. E nga Qeveria, u përgjigj Ministri i financave, Fatmir Besimi.  

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

Qeveria sot do ta shqyrtojë mundësinë për pakon e gjashtë financiare, anti-covid. Këtu do të ketë edhe zgjidhje për sektorin e hotelerisë. Gjatë ditës do të informojmë se si do të jenë masat dhe çfarë do të thotë kjo për këtë sektor.

E nuk mbeti pa reaguar as opozita. Sipas tyre, është e pakuptimtë që Qeveria të lavdërohet me masat ekonomike, në ditën kur protestohet para Ministrisë së financave. Nga opozita thonë se më shumë se 6 200 kompani janë mbyllur, e 60 000 punëtorë kanë mbetur në rrugë për shkak të paaftësisë së pushtetit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia