Kërkohet marrja e masave nga kompetentët
“Rrrugë të sigurta”, “Mos e le fëmijën pa prind” si dhe “Merrni masa, s’kemi kohë për të humbur” ishin disa nga pankartat e protestuesëve në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë. Kjo protest u organizua nga Këshilli inicues, bashkësia lokale dhe forumi rinor i këtij fshati, ku javën e kaluar mbeti i vdekur një banor, dhe jo vetëm gjatë viteve të fundit në këtë rrugë ka pasur aksidente të ndryshme të cilët morën jetë njerëzish.
Rruga Tetovë-Jazhincë është një ndër rrugët më të frekuentuara e cila njëkohësisht shpie drejt kufirit me Kosovën. Por e njëjta është ndër më të rrezikuarat për banorët e këtyre vendbanimeve. këta të fundit kërkojnë nga kompetentët të ndërmerren masa për shmangien e pasojave në të ardhmen.
Kjo protestë gjithashtu u përkrah edhe nga forumi rinor i këtij fshati.
Vozitje e shpejt, mungesë e sinjalizimit të vendosur rrugor si dhe vendosja e kamerave, janë disa nga shkaqet e shpeshta që shpie deri tek aksidenti, u shpreh Isen Asani Kryetari i Komunës së Tearcës, duke shtuar se ka kërkuar që komunave t’ju barten kompetencat në sferën e trafikut.
Duke marr parasysh faktin se aksidentet në këtë rrugë rajonale janë të shumta dhe po marrin jetë njerëzish, banorët apelojnë se edhe në të ardhmen do të ketë protesta të tilla nëse kërkesat e tyre hasen në vesh të shurdhër. /Lindita Aliu/