close
Top LajmeVendi

PROTOKOLLI PËR NATO U RATIFIKUA EDHE NGA BULLGARIA

parlamenti-bullgar_1550655459-7202418

Borisov: Deputetët morën vendim të mençur


Bullgaria, anëtare e katër e NATO-s, sot ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në aleancë. Në praninë e kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, deputetët në Sofje me 139 vota votuan Pro dhe në mungesë të opozitës bullgare e përkrahën dokumentin. Mediat bullgare publikojnë edhe deklaratën e minstrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, i cili përsërit qëndrimin e Moskës se “Perëndimi është duke e përthithur Ballkanin në NATO, kundër vullnetit të popullit”

Më tepër së gjysma e deputetëve në Kuvendin Nacional të Bullgarisë, 139 nga gjithsejt 24o, votuan për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në mungesë të deputetëve të opozitës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva zgjerimin e aleancës me Maqedoninë, si anëtare e 30, e vlerësoi si historik, në dobi të stabilitetit të rajonit, duke shprehur shpresë se vendi do të avancojë edhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, respektivisht në qershor të këtij viti do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim. Kryeministri bullgar Bojko Borisov ju falënderua deputetëve për mbështetjen, duke e vlerësuar si ‘zgjidhje të mençur’.

Në mbledhjen plenare mori pjesë edhe kryetari i Parelamentit në Shkup, Talat Xhaferi, i cili gjatë ditës së sotme kishte takime me përfaqësues zytarë të fqinjit lindor, midis të cilëve me kolegen e tij bullgare Cveta Karajanceva, e cila poashtu ka premtuar përkrahje për përpjekjet e mëtejshme të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Bashkimin Evropian.

Protokolli për anëtarësim në NATO deri më tani është ratifikuar në Parlamentet e Greqisë, Shqipërisë dhe Sllovenisë, ndërkaq procesi i ratifikimit nga 25 anëtarët e tjerë të aleancës, pritet të përfundojë deri në fund të vitit.  Por mediat e transmetojnë edhe reagimin e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov se “perëndimi zbaton politikën e përthithjes së Ballkanit në NATO, pa respektuar vullnetin e popullit, leksionet nga historia, e as sjelljet elementare diplomatike” – siç transmeton agjencia TASS. /Biljana Georgievska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia