Pse ka (pothuajse) gjithmonë një pasqyrë në ashensorë?!

Ne përdorim pasqyrën e ashensorit për të pasqyruar veten por arsyet pse ndërtuesit e kanë futur brenda janë të tjera!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në ashensorët modernë, një pasqyrë nuk mungon kurrë. Shfrytëzojmë rastin të shikojmë veten, por jo pikërisht për këtë arsye pasqyrat vendosen aty përballë nesh. Arsyeja e vërtetë është një tjetër, padyshim më strategjike, duke qenë se mbyllja në një “kuti” të varur në boshllëk gjeneron ankth të kuptueshëm te shumë njerëz.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo është arsyeja pse prodhuesit e ashensorëve janë përpjekur të zvogëlojnë shqetësimin e pasagjerëve dhe, në vend që të përshpejtojnë shpejtësinë e ashensorëve për të reduktuar minutat e shpenzuara brenda tyre (që do të kishin sjellë probleme mekanike), zgjidhja ishte instalimi i brendshëm i pasqyrave që shpërqendrojnë njerëzit dhe “shkurtojnë” kohën e kaluar në kabinë.

Gjithashtu, pasqyrat e bëjnë hapësirën e ashensorit të duket më e madhe se sa është, duke ndihmuar njerëzit klaustrofobikë të shmangin çdo sulm paniku. Ndjenja e sigurisë së pasagjerëve shtohet edhe nga fakti se, sërish falë pasqyrave, të gjithë mund të shohin se çfarë bëjnë të tjerët, duke shmangur vjedhjen, agresionin apo kontaktin fizik të pa kërkuar me pasagjerët e tjerë.

Së fundmi, pasqyrat i ndihmojnë përdoruesit e karrigeve me rrota të “kalojnë” brenda dhe jashtë pa u përplasur me pasagjerët e tjerë dhe më pas të kthehen në drejtim nga ashensori.

/ SCAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share