Pse Pique preferoi të dashurën e re në vend të Shakirës

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira ka qenë objekt spekulimesh dhe thashethemesh prej disa kohësh, por një zbulim i fundit nga një gazetë spanjolle hedh dritë mbi atë që mund të ketë shkaktuar ndarjen e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas El Nacional, Pique preferon partneren e tij të re Klara Kia Marti për shkak të pikëpamjeve të saj më liberale për lidhjet e dashurisë. Ndryshe nga Shakira, e cila është më konservatore dhe e interesuar për lidhjet familjare, 22-vjecarja, siç përmendet në artikull, është më e hapur ndaj marrëdhënieve poligame.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky zbulim mund të shpjegojë pse Pique preferoi Kia-n, pasi ai mund të ketë qenë në kërkim të një partnereje, e cila ndan pikëpamje të njëjta për marrëdhëniet romantike. Gazeta vijon më tej duke theksuar se lidhjet jashtëmartesore të ish-futbollistit ishin shkaku i krizës mes tij dhe Shakirës.

Edhe pse nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, ndarja e çiftit dikur të dashuruar vijon të monopolizojë çdo ditë mediat e huaja të cilat kërkojnë të zbulojnë se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share