PSG jep 60 milionë për Ugarte

22-vjeçari i Sporting Lisbon pritet të jetë perforcimi i radhës

Manuel Ugarte është një nga lojtarët ku Paris Saint Germain dëshiron të mbështet në të ardhmen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mesfushori 22-vjeçar është pjesë e Sporting Lisbon, ekip me të cilin firmosi në verën e 2021. Uruguajani i blerë për 10 milionë Euro tani vlen 6 herë më shumë sipas mediave portugeze.

Pikërisht oferta e Paris për Manuel Ugarte është 60 milionë për ta marrë prej sezonit të ardhshëm, pasi me Sporting është i lidhur deri në 30 Qershor të 2026.

Ugarte e ka krijuar përvojën në futbollin europian ku u afrua në fund të vitit 2020 te Famalicao.

Ai është aktivizuar edhe në Champions League ku tërhoqi edhe vëmendjen e skuadrave si Liverpool dhe Arsenal.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share