close
fasfff

Të gjitha dokumentet e lëndës “Perandoria” janë ruajtur, konfirmoi MIA-n prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike Lile Stefanova, pas informatës së publikuar në disa media se një pjesë e dokumenteve të mbledhura si dëshmi për tre lëndë, janë përmbytur. Nga PSP thonë se nuk bëhet fjalë për përmbytje, por për spërkatje të një gypi nga ngrohja qendrore në hapësirat e bodrumit.

Nga PSP potencojnë se të gjitha dokumentet janë skanuar dhe ruhen edhe në formë elektronike, ndërsa pas kontrollit të tërësishëm të dokumentacionit në lidhje me lëndët “Treqind” dhe “Spiuni”, përderisa ka nevojë për ndonjë dokument, ato do të rigjenerohen. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia