close

PTHP AKTAKUZË KUNDËR “EL CHEKËS”

Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka dorëzuar akuzë kundër personit i cili sipas tyre, ka kryer vepër penale – Përgjim të jashtëligjshëm. Prokuroria Themelore Publike thekson se çdo publikim i përgjimeve të paligjshme është vepër penale, në pajtueshmëri me nenin 151 paragrafi 2 i Kodit Penal, në të cilin parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet burg.

Siç thuhet në Komunikatën e Prokurorisë Themelore Publike, i akuzuari në fund të Majit të këtij viti, nga profili në rrjetin social Facebook duke u paraqitur si “El Cheka” ka publikuar më shumë biseda të përgjuara telefonike, me çka u ka mundësuar shfrytëzuesve të rrjetit social të njihen me përmbajtjen e bisedave tonike – thonë nga Prokuroria. Nga atje thonë se publikimi i bisedave të jashtëligjshme dënohet sipas ligjeve.

“Kohëve të fundit është shpeshtuar dukuria e publikimit të paautorizuar të bisedave të jashtëligjshme. PTHP-ja tërheq vërrejtjen se çdo publikim i bisedave të përgjuara e të jashtëligjshme është vepër penale konform Nenit 151 paragrafi 2 të Kodit Penal, ku parashihet dënim me burg prej 1 deri më 5 vjet”-deklarojnë PTHP-ja.

Siç thuhet në komunikatë, Prokuroria Publike me vëmendje do t’i ndjek këto dukuri dhe do të veprojë konform kompetencave. /Klan Maqedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!