‘Bllaca dhimbja e lirisë’ është libri më i ri i gazetarit dhe autorit Emin Azemi që pasqyron vuajtjet e eksodit kosovar 20 vite më parë. Ky libër është shkruajtur duke respektuar distancën kohore prej dy dekadash gjë që i ka ndihmuar të mos bjerë në ‘kurthin’ e emocioneve, siç e ka quajtur Emin Azemi, ku shumë autorë të tjerë kanë rënë, gjë që i ka ndihmuar të ruaj ftohtësinë e gjykimit.
‘Bllaca, dhimbja e lirisë’ është botimi më i ri i gazetarit dhe autorit të njohur Emin Azemi, që u promovua në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup. Ky libër që veç rrëfimeve sjell edhe dhjetëra fotografi të shqiptarëve të dëbuar nga policia serbe, vjen si një dëshmi kohe, pikërisht në 20 vjetorin e eksodit kosovar kur në pranverën e ‘99-tës, afër gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës u deportuan dhunshëm drejt Bllacës. Azemi deklaron se ky libër është shkruajtur duke respektuar distancën kohore prej dy dekadash gjë që i ka ndihmuar të mos bjerë në ‘kurthin’, siç e ka quajtur ai, ku shumë autorë të tjerë kanë rënë, gjë që i ka ndihmuar të ruaj ftohtësinë e gjykimit.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj duke kujtuar deportimin dhe sakrificat e kosovarëve, e ka cilësuar biblike mikpritjen e shqiptarëve jashtë Kosovës.
Drejtori i ITSHKSH-së, Skënder Hasani, theksoi se ky libër përveç se pasqyron vuajtjet e eksodit, njëkohësisht sjell edhe krenarinë e po atyre shqiptarëve të dëbuar nga policia serbe.
Gjenocidi serb i regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës tanimë do të ketë muzeun e vetë i cili do të quhet “Bllaca 99”. Në shënimin e 20 vjetorit të dëbimit të dhunshëm të mbi 400 mijë qytetarëve shqiptarë, autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ITSHKSH-në, kanë vendosur në Bllacë të Hanit të Elezit, trenin që në vitin 1999 transportonte shqiptarët e Kosovës për në Maqedoni. /Blerona Jakupi/