Maqedonia dhe Shqipëria humbin nga një pozitë
Përfaqësuesja e Belgjikës me 1727 pikë vazhdon të renditet e para në renditjen e publikuar sot nga FIFA. Në pozitën e dytë është Franca me 1726 pikë, pason Brazili me 1676, Kroacia me 1634, ndërsa Anglia është në pozitën e pestë me 1631 pikë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në krahasim me muajin e kluar ka rënie për tre vende që do të thotë se aktualisht mbanë pozitën e 71 me 1343 pikë. Sa i përket kundërshtarëve të Maqedonisë në eliminatoret pë Euro 2020, Polonia është në pozitën e 20-të, Sllovenia e 63-ta, Izraeli është në pozitën e 92-të, ndërsa Letonia e 131-ta.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në krahasim me renditjen e muajit të kaluar ka rënie për një vend, tani është në pozitën e 61 me 1372 pikë.
Nga ana tjetër përfaqësueja e Kosovës pas sukseseve të shënuara në garat e Ligës së Kombeve ka ngritje për një pozitë. Kosova tani është në pozitën e 130 me 1113 pikë.
Arritja historike e Katarit, ku fitojë Kupën e Azisë, ka bërë që Kombëtarja nga gadishulli arabik të fitojë 38 pozicione në renditjen e FIFA-s, një rezultat që ka pasur ndikim në shumë kombëtare të tjera. /Shaban Sinani/