‘Puna e ëndrrave’, të paguhesh për të mos bërë asgjë

Japonezi Shoji Morimoto paguhet që të shoqëroje klientët e tij dhe të mos bëjë asgjë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Për shumicën të paguhesh për të mos bërë asgjë mund të jetë puna e ëndrrave. Dhe fatin për ta patur një punë të tillë e ka një japonez i quajtur Shoji Morimoto.

38-vjeçari, banon në Tokio dhe  paguhet 10,000 jen vetëm për të shoqëruar klientët dhe thjesht ekziston si shoqërues.

Në thelb, unë e jap veten me qira. Puna ime është të jem kudo që klientët e mi duan të jem dhe të mos bëj asgjë në veçanti”, është shprehur ai.

Morimoto ka gati një çerek milioni ndjekës në Tëitter, ku gjen shumicën e klientëve të tij. Afërsisht një e katërta e tyre janë klientë të përsëritur duke përfshirë një person që e ka punësuar atë 270 herë.

Ndërsa shërbime të tilla me qira nuk janë të padëgjuara në Japoni, ka agjenci ku mund të marrësh me qira aktorë për të qenë miku yt apo edhe një familje e tërë. Por ajo çfarë e dallon Morimoton është se ai nuk luan ndonjë rol specifik.

Ajo që dua të them duke mos bërë asgjë është, është që unë ha dhe pi me klientët e mi dhe u përgjigjem pyetjeve me përgjigje të thjeshta”, ka thënëMorimoto.

Popullariteti në rritje i Morimotos ka sjellë me vete disa kërkesa edhe të çuditshme që ai i ka refuzuar. Së bashku me refuzimin në mënyrë kategorike të çdo kërkese të natyrës seksuale, Morimoto ka refuzuar më parë një klient të mundshëm që donte ta çonte në Trinidad dhe Tobago, si dhe një që i kërkoi atij të ndihmonte në lëvizjen e një frigoriferi “sepse përfshinte punë fizike”.

Morimoto u fut në  këtë biznes pasi la punën në një firmë botuese. I kritikuar shpesh nga shefat dhe kolegët se nuk bënte asgjë, Morimoto thotë se atij i ka mbetur kompleks të cilin ai po përpiqet ta kapërcejë.

Kur u pyet pse mendon se shërbimi i tij është bërë kaq popullor, Morimoto tha se klientët e tij ndoshta ndihen rehat për “marrëdhënien e përkohshme” që kanë me të.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share