close

PUNËSIMET NË MINISTRINË E JASHTME: A SIGUROHET KUADËR ME PAGË PREJ 16.000 DENARËSH?

Autoritetet pranojnë se realiteti është zhgënjyes


Kërkohet arsimim i lartë, njohje të njërës nga të tria gjuhët zyrtare në Bashkimin Evropian me certifikatë përkatëse, të mos jetë anëtarë i partisë dhe shumë kushte të tjera për të marrë një vend pune – bashkëpunëtorë për Evropën Jugperëndimore në MPJ për një rrogë mujore mesatare prej 16.800 denarësh. Ky është vetëm njëri nga 25 vendet e reja të punës që i shpalli diplomacia maqedonase në prag të festave të Vitit të Ri. Ka edhe pozicione me rrogë më të vogël se 15.000 denarë, por a është kjo mënyra e vërtetë për të pasur të rinj të aftë të cilët në të ardhmen do të komunikojnë me botën në emër të shtetit.

“Tani, kjo gjë, nga njëra anë është e mirë, që shpallje të tilla të publikojnë më shumë institucione, sepse të rinjtë patjetër duhet të gjejnë vendin e tyre, për çka doemos duhet të mbahet llogari veçanërisht kur bëhet fjalë për punësime të kuadrove të reja dhe për shpenzimet…nëse anlizojmë se sa financa i duhen një studenti për një muaj që tejkalon shumën e 21.000 denarëve në mënyrë që të munden t’i paguajnë shpenzimet minimale të tyre” vlerëson Stefani Spirovski.

Gjorgj Taneski, një 30 vjeçar, politikolog i diplomuar dhe magjistër në fushën e diplomacisë, gjatë një bisede telefonike thotë se në këtë shtet nuk vlerësohet puna e kuadrove profesionale e të arsimuara, gjë që zhgënjen mbarë gjeneratën.

“Një pagë prej 250-300 eurosh është qesharake, assesi nuk do të dorëzoja dokumente për këtë shpallje sepse edhe ashtu ka kohë që kam hequr dorë nga paraqitjet në institucione shtetërore, pata disa përpjekje, por asgjë konkrete sepse politika është futur në të gjitha sferat” tha Gjorgj Taneski.

I pyetur se a mendon që institucionet në këtë mënyrë do të sigurojnë kuadro të aftë Taneski thotë:

“Kjo kurrsesi nuk mund të ndodhë, kuadrot e aftë sapo ta shohin shpalljen, as që do t’u shkoj mendja të dorëzojnë dokumentet, por do të gjenden persona që do të punojnë për atë pagë dhe shtrohet pyetja a do të kenë arsimim adekuat apo jo.” deklaroi Gjorgj Taneski

Ministri i Shoqërisë informative dhe administrates Damjan Mançevski, pranon se rrogat e shënuara në këto shpallje për të rinjtë janë zhgënjyese:

“Për sa ju takon pagave keni plotësisht të drejtë, por fatkeqësisht kjo është situatë në të cilën ballafaqohemi dhe nga përvoja e viteve të shkuara shohim se si këto shpallje nuk realizohen.“shprehet Damjan Mancevski.

Mançevski shton se administrata në Maqedoni është e stërngarkuar dhe se në të ardhmen numri i nëpunësve shtetërorë duhet të zvogëlohet në pajtim me mesataren në Evropë. Është në vazhdë e sipër procedura e përpilimit të ligjit për të rinjtë nga i cili organizatat qytetare presin garanca më të mëdha të pjesëmarrjes së tyre në ndërtimin e të gjitha segmenteve shoqërore. Deri atëherë, sipas hulumtimeve numri më i madh i të rinjëve edhe më tutje, ardhmërinë e tyre e shohin në vende të tjera. Shkaku kryesor është standardi i ulët jetësor dhe mungesa e kushteve për avancim profesional. /Verica Dimitrijevska/