close

PUTIN, ERDOGAN DHE ROHANI FLASIN PËR SIRINË

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pret sot në Soçi homologët nga Irani dhe Turqia, për të diskutuar planet për Sirinë, pas tërheqjes së trupave amerikane nga kjo vatër e luftës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se presidentët do të diskutojnë për formimin e një komiteti që do të hartonte një kushtetutë të re të pasluftës për Sirinë, shkruan Rel.

Tri vendet kanë thënë se duan një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës në Siri, e cila ka nisur në vitin 2011. /Agjencitë/