Putin i drejtohet Evropës: Nëse doni gaz, hapni Nord Stream 2

Me një buzëqeshje, putin paralajmëron Ukrainën se lufta mund të bëhet më serioze

Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, ka mohuar edhe një herë tjetër akuzat e perëndimit se ai është përgjegjës për krizën energjetike në Evropë. Ai deklaroi se nëse Bashkimi Evropian dëshiron më shumë gaz, atëherë ata duhet të heqin sanksionet që pengojnë hapjen e gazsjellësit Nord Stream 2.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse e keni urgjente, nëse është e vështirë për ju atëherë hiqni sanksionet ndaj Nord Stream 2, që çon  55 miliardë metra kub gaz në vit, thjesht shtypni butonin dhe gjithçka do të fillojë. Tubacionin e ri të gazit Nord Stream 2, ata nuk duan ta hapin. A duhet të fajësohemi ne?”, tha Putin.

Duke folur me gazetarët pas samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, Putin fajësoi atë që ai e quajti “agjendën e gjelbër” për krizën energjetike.

“Kjo është një përpjekje tjetër për të zhvendosur problemin, ose dhimbjen e kokës, nga një kokë e sëmurë në një kokë të shëndetshme. Kështu është. Kështu thotë populli ynë. Kriza energjetike në Evropë nuk nisi me fillimin e “operacionit special ushtarak” të Rusisë. Jo për shkak të kësaj, shumë më herët, një vit, nëse jo më shumë. Filloi, sado e çuditshme që mund të duket, me një axhendë të gjelbër.”

Agjenda e gjelbër nënkupton reduktimin e emetimeve dhe dioksidit të karbonit. Ai foli edhe për luftën në Ukrainë. Me një buzëqeshje, ai u shpreh se qëllimet e Moskës mbetën të pandryshuara.

“Autoritetet e Kievit njoftuan se kanë nisur dhe po kryejnë një operacion aktiv kundërsulmues. Epo, le të shohim se si do të zhvillohet, si do të përfundojë”.

Putin e cilësoi dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë si një hap të domosdoshëm për të parandaluar atë që ai e cilësoi një komplot perëndimor për të copëtuar Rusinë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share