Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se së shpejti me Ukrainën mund të ketë shkëmbim të personave të zënë rob gjatë konfliktit të fundit të armatosur. Negociata po shkojnë drejt përfundimit dhe kjo mund të ulë tensionet mes dy palëve, – tha Putin duke bërë të ditur se shkëmbimi ka për të qenë ‘i madh’, data do të dihet së shpejti dhe kjo ka për të shënuar ‘normalizimin e plotë të marrëdhënieve’.
Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i propozoi Rusisë shkëmbimin e regjisorit ukrainas Oleg Sencov, të dënuar me 20 vjet burg në Moskë, me gazetarin ukraino-rus Kiril Vishinski kundër të cilit në Kiev po zhvillohej një proces gjyqësor për tradhëtim të interesave kombëtare, por pa ndonjë hollësi, ai u lirua nga paraburgimi njëvjeçar. Agjendcitë e lajmeve citojnë burime ukrainase sipas të cilave shkëmbimi i paralajmëruar nga presidenti rus mund të përfshijë nga 30 persona – nga të dyja palët. /Agjencitë/