close

PUTIN VIZITON ROMËN DHE VATIKANIN

Presidenti rus, Vladimir Putin, po viziton Romën ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit italianë dhe gjithashtu është planifikuar të takohet me Papa Françeskun në Vatikan. Disa analistë, kanë thënë se vizita e Putinit, mund të vendosë bazat për një vizitë potenciale të Papës në Rusi.

Vizita e 4 korrikut, do të përfshijë bisedime me presidentin italian, Sergio Mattarella dhe kryeministrin Giuseppe Conte. Udhëheqësi rus kërkon të forcojë lidhjet ekonomike me Italinë e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!