Presidenti i Federatës Ruse dhe i Ukrainës, Vladimir Putin dhe Vladimir Zelenskiy, diskutuan për krizën aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe mbrëmë vonë. Zyra e presidentit rus në Kremlin konfirmon se Putin ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas vetëm disa orë pas shkëmbimit të suksesshëm të të burgosurve.
Më tej në deklaratë thuhet se udhëheqësit e të dy vendeve shkëmbyen gjithashtu mendime mbi mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale dypalëshe. Ata ranë dakord mbi domosdoshmërinë për të respektuar armëpushimin në lindje të Ukrainës.
Putini dhe Zelenskiy gjithashtu u dakorduan për domosdoshmërinë e mbajtjes të samitit të katërshes normandike, i cili përveç këtyre dy vendeve përbëhet edhe nga Franca dhe Gjermania. Qëllimi i kësaj organizate është të zgjidhë krizën në Ukrainë. /Agjencitë/