Ti: Qeveria e RMV-së nuk e respekton ligjin
Qeveria nuk e respekton Ligjin për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik dhe refuzon të veprojë sipas zgjidhjes së Komisionit për mbrojtje të të drejtave për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik, kështu reagojnë nga “Transparency International”-Maqedoni.
Nga “Transparency International” njoftojnë se disa kryetarë të komunave nuk kanë dorëzuar Listat Anketuese dhe deklaratat e interesave.
Gjashtë kryetar të komunave të cilat nuk kanë dorëzuar listë anketuese janë, Milikie Halimi, Isen Shabani, Arben Taravari, Konstantin Georgievski, Asan Hiseni, Stevçe Trpkovski. Ka shtatë kryetarë komunash të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratat e interesave, ata janë Albon Xhemaili, Zoran Zimbakov, Marjan Janev, Goran Trajkovski, Boro Strojçev, Azem Sadiki, Goran Stojanovski. Dhe pesë kryetar komunash që nuk kanë dorëzuar as njërën as tjetrën, ata janë Sasho Jankovski, Boriz Georgievski, Xhemil Kamili, Jordan Nasev, dhe Alija Ibrahimi. Do të bëjmë kontrollimin e situatës së pronës, gjithashtu në bazë të informatave që kanë arritur në media.
“Transparency International” gjithashtu kërkon nga kryeministri Zoran Zaev të ndërmarrë masa për përgjegjësi të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë për shkak veprimit në kundërshtim me ligjin, ndërsa kërkesa për informata t’u dorëzohet.
“Transparency International” – Maqedoni para dy ditësh ka dërguar kërkesë për qasje deri te informatat e karakterit publik në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me autorizimin e lëshuar, në të cilin Qeveria e autorizon shtëpinë e avokatëve White & Case LLP nga Nju Jorku të dorëzojë ankesë kundër “Transparency International” –Maqedoni para Sekretariatit të “Transparency International” në Berlin.
Ndryshe, shtëpia e avokatëve White & Case LLP nga Nju Jorku është përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procedurën para Qendrës Ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve për investime në Uashington. /Klan Maqedoni/