close

QAZIMI: INTERESIM SOLID PËR SHKOLLAT PROFESIONALE

Nuk do këtë ulje të pikëve në afatet tjera të regjistrimit në gjimnaz dhe shkollën e mjeksisë në Tetovë. Këtë edhe një herë e ka potencuar udhëheqësi i veprimtarisë publike Amet Qazimi. Kjo praktikë strikte, siç tha ai, ka bërë që të rritet në afatin e parë interesimi i semimaturantëve për regjistim në shkolla profesionale.

1660 nga gjithsej 2174 semimaturantë janë regjistruar në shkolla të mesme të Tetovës në afatin e parë të qershorit. Për të pestin vit ky qytet ka aplikuar strategji për regjistrim, ku në gjimnazin Kiril Pejçinoviq dhe shkollën e mjekësisë në asnjërin afat nuk ka ulje të kriterit për regjitrim. Kjo ka bërë që nxënësit sivjet që në afatin e parë të drejtohen në shkolla profesionale.

Ky model regjistrimi, siç theksoi Qazimi, tashmë aplikohet në të gjitha shkollat në vend. Paraqitja e dytë për regjistrimin e nxënësve do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, ndërsa i treti më 1 korrik. /Lulzime Ameti/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!