close
Screenshot_5

Ministria e Punëve të Brendshme, drejtoria e doganës, drejtoria për hulumtin financiar, drejtoria e të hyrave publike dhe Prokuroria Publike, janë institucionet që janë pjesë e qendrës për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar serioz. Njeriu i parë i sigurimit të brendshëm të RMV-së Oliver Spasovski, informoi se qendra e koordinimit është formuar me vendimin e qeverisë në vitin 2014, por deri në shtator të vitit 2017 nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet, dhe mu për këtë janë marrë masa që të jetë plotësisht operative, -theksoi ai.

“Të gjitha përvojat në këtë fushë sugjerojnë se është supozim i patjetërsueshëm për një luftë efikase kundër krimit të organizuar dhe serioz, të ketë bashkëpunim sa më të ngusht dhe të koordinuar mes agjencive për zbatimin e ligjit si në nivel kombëtar, poashtu edhe në atë ndërkombëtar”-  tha Oliver Spasovski Ministër i Punëve të Brendshme.

Nuk guxojmë që tani të jemi të pavëmendshëm, por ta shfryëzojmë çdo ditë, në mënyrë që të mos lëmë asnjë hapësirë, dhe argumentin më të vogël, që dikush, ta keqpërdorë dhe të na zhdukë shansin historik dhe përcaktimin strategjik të qytetarëve, theksoi Zëvendësministri i Integrimeve Europiane, Bujar Osmani, dhe shtoi se qendra e koordinimit është edhe një argument plotësues pse Republika e Maqedonisë së Veriut meriton që këtë vit t’i fillojë bisedimet me BE-në.

Pyetjes së gazetarëve, lidhur me reformat e jurisprodencës, për atë se a është e saktë që BDI gjatë bisedimeve insiston që të ndryshohet ekipi i tërë i PSP-së, në krye me Katica Janevën, Osmani theksoi se është lajm i rrejshëm dhe se BDI-ja asnjëherë nuk e ka shtruar këtë çështje, e as përdorimin e bombave gjatë procedurave.

Asnjëherë kjo nuk ka qenë kërkesë e BDI-së, e as që do ta pengonim nëse rikthehet si zgjidhje. Fakti që ne flasim për ligjin e prokurorisë, se si do të rregullohet çështja e përfaqësimit të drejtë.

Duke folur për rekomandimin e qershorit të vitit të shkuar, të këshillit të BE-së, që të vazhdohet me reformat dhe të arrihen rezultate në fushën e jurisprodencës, shërbimeve të sigurimit, administratës publike dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zv Kryeministri Osmani, theksoi se promovimi i sotëm i qendrës koordinative i ngërthen në vete të dyja pjesët e shërbimeve të sigurimit, pjesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia