close

“QENDËR” SHKUP: SHKOLLË SIÇ E DËSHIROJNË TË GJITHË

????????????????????????????????????

SH.F. “Kiro Gligorov” me standarde botërore me shumë prej 5,5 milionë euro


Disa qindra nxënës në komunën Qendër do të kenë privilegjin të mësojnë në shkollë të sapondërtuar, moderne dhe të pajisur, me qëndrim ditor të përfshirë edhe për fëmijët me paralizë cerebrale. Kryeministri Zoran Zaev sot u bëri thirrje edhe komunave tjera të ndjekin shembullin dhe t’i modernizojnë qendrat arsimore, dikund të lëna pas dore totalisht ose të mirëmbajtura me ndihmën e donacioneve të huaja.

Më shumë se 250 nxënës nga ky vit shkollor do të mësojnë në shkollë të re dhe një nga më të pajisurat në vend, me standarde evropiane. Shkolla fillore që e mban emrin e presidentit të parë të shtetit Kiro Gligorov është investim prej 5,5 milionë eurove, ndërsa sipas kryeministrit Zoran Zaev është model si duhet të ndërtohen dhe të rikonstruktohen të gjitha shkollat në vend.

“Kjo shkollë është model sipas të cilit do të ndërtohen të gjitha shkollat në vendin tonë, model sipas të cilit do të rikonstruktohen të gjitha objektet shkollore ekzistuese. Kjo është detyra jonë, e jona dhe e kryetarëve të komunave në të gjitha komunat në vendin tonë.” –tha Zoran Zaev, Kryeministër i RMV-së.

Por, kushtet bashkëkohore për mësim duhet të pasohen nga zgjidhje ligjore bashkëkohore për tejkalimin e problemeve me arsimtarët, të cilët nga fillimi I këtij viti shkollor si barrë e ka ndjerë edhe vetë ministri i Arsimit Arbër Ademi, me grevën e organizuar nga Sindikata për arsim, e cila kërkon paga më të larta.

“Është koha që të miratojmë, të hartojmë zgjidhje ligjore moderne të cilat do të jenë nxitje shtesë për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, gjithashtu edhe vetëqeverisja lokale sipas shembullit të komunës Qendër së bashku me pushtetin qendror t’i realizojmë qëllimet të cilat dalin nga ligji për arsim fillor.” – deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit.

Por në qytetet tjera, sidomos në fshatra – arritja e standardit të shkollës së re në Kapishtec është si një ëndërr e largët. Disa shkolla janë në objekte të rënuara, me pajisje të thyera, me ngrohje me dru, me dritare të thyera. Rinovimi i pjesshëm dhe pajisja më shpesh bëhet me paratë nga donacionet e huaja. Pikërisht për këto arsye hapja e shkollës së re, pas 50 viteve në qendër të Shkupit, shkaktoi shumë reagime. Gazetari dhe analisti politik Eroll Rizaov në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar.

“Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq afër qëllimit. Nuk duhet të lejojmë t’a lëshojmë shansin kur për këtë vendosim vetë. Shkolla e re “Kiro Gligorov” e ndërtuar me standarde evropiane është lajmëtare se Maqedonia do të ketë sukses.” –shprehet në rrjetin social fejsbuk Eroll Rizaov, gazetar.

Banor i Çairit, lagje vetëm 3 km larg qendrës së qytetit, pyet pse në Çair nuk ka shkollë të këtillë?

Shkolla e parë është në Qendër-Shkup, tjetra në Çair- Shkup, vetëm 3 km diferencë!

Shkolla e re “Kiro Gligorov” ka 21 klasa, me hapësirë akustike, kabinete të specializuara për mësim të lëndëve, sallë të sportit, madje edhe kopsht botanik. Krahas kuzhinës dhe dhomës së ngrënies, në vetë objektin ka edhe hapësirë – qendër ditore për fëmijët me paralizë cerebrale. /Verica Dimitrijevska/