close

QENDRA PËR PUNË SOCIALE: KËRKESA TË REJA PËR ASISTENCË SOCIALE

Afati vlen deri më 28 janar!


Nga Qendra Publike për Punë Sociale bëjnë të ditur se qytetarët të cilët marrin asistencë sociale do të duhet që të bëjnë kërkesë të re dhe dokumentacione të reja. Afati zgjat nga dita e sotme e deri më 28 janar.

Qytetarët të cilët marrin ndihmë sociale nga shteti, do të duhet që të bëjnë kërkesë të re për asistencë sociale, kështu bëjnë të ditur nga Qendra Publike për Punë Sociale. Nga kjo qendër theksojnë se qytetarët duhet që t’i bëjnë sërish dokumentacionet, duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 28 janar.

‘Formularët për aplikim do të duhet të merren në Qendrën për punë sociale. Qytetarët gjatë dorëzimit të dokumenteve duhet të kenë letërnjoftimin e tyre dhe të anëtarëve të rritur të familjes. Poashtu duhet të posedojnë të dhëna të sakta për numrin e anëtarëve në shtëpi dhe të ardhurat e tyre së bashku, ndërkaq dokumentacionet e tjera do të plotësohen nga vetë Qendra. Pasi të mbarojë ky proces, sipas ligjit për mbrojtje sociale, ekipet nga Qendra do të dalin në terren për të vërtetuar të dhënat e kërkuesve të asistencës.’

Ndryshe, nëse do të miratohet ligji i ri, për familjet katër anëtarëshe, ndihma sociale do të jetë 10.600 denarë, ndërsa ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe me një anëtar të paaftë për punë do të arrijë në 11.700 denarë. Gjithashtu, shtesa fëmijërore aktualisht përfitojnë vetëm 3.200 fëmijë edhe atë vetëm nga familjet që kanë të ardhura prej 10.000 denarëve. Me reformën e re në sferën sociale këtë shtesë do ta përfitojnë 73.500 fëmijë. /Blerona Jakupi/