close

QEVERIA EMËRON KORNIZË NEGOCIUESE PËR BE-në

Është formuar korniza e organizatave shtetërore të cilat do të jenë të angazhuara për negociatat me Bashkimin Evropian, pasiqë të definohet data e saktë për fillim të procesit, siç pritet në tetor të këtij viti. Qeveria cakton Trupën Koordinuese, delegacionin shtetëror, grup pune për negociatat, por edhe grupe për secilin kapitull nga ligjdhënia evropiane.

Sekretariati për integrime evropiane prej dje shndërrohet në Sekretariat për negociata me BE-në me çka vihet në shërbim të të gjitha institucioneve tjera, informoi zëvëndëskryeministri Bujar Osmani. Vend në negociata, sipas tij, ka edhe për organiztatat joqeveritare, por edhe për opozitën. Por pritja deri në tetor, për kur u prolongua caktimi i datës së saktë për start formal të procesit, siç pranon Osmani, krijon shqetësime.

“Po, jemi të vëmendshëm, për Ballkanin çdo ditë prolongimi do të thotë pasiguri që çështjet të ecin në drejtim të gabuar. Për këtë arsye duhet të jemi të angazhuar dhe të bashkuar që të mos e lëshojmë këtë shans. Për këtë arsye është e rëndësishme këta tre muaj të jemi të koncetruar, edhe ne, edhe opozita, edhe mediat, edhe qytetarët, sepse ky është shans historik për ne. Këto janë hapat e fundit të një maratone 20 vjeçare.” -tha Zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

 

 

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!