close

QEVERIA FRANCEZE “DRITË JESHILE” RATIFIKIMIT TË PROTOKOLLIT

Qeveria e Francës në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe i ka dhënë dritë jeshile Propozim-Ligjit për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Drafti ishte prezantuar nga Ministri për Evropë dhe politikë të jashtme të Francës.

Qeveria franceze në këshillin e sotëm të ministrave e shqyrtoi Propozim-ligjin për miratimin e ratifikimit të Protokollit nga Marrëveshja Veri-atlantike për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, i prezantuar nga ministri i Evropës dhe i punëve të jashtme.

“Hyrja në fuqi e protokollit të Marrëveshjes Veri-atlantike për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut do t’i mundësojë vendit të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës Veri-atlantike, kur 29 vendet – anëtare të NATO-s do të njoftojnë se e kanë ratifikuar protokollin. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, do të përforcojë sigurinë në rajon dhe Aleancën në përgjithësi” – thuhet në njoftimin e qeverisë franceze.

Ndërkohë nga qeveria franceze theksojnë se “Franca do të jetë posaçërisht e kujdesshme në lidhje me parimet kyçe të procesit të zgjerimit të NATO-s, të cilët janë vlerësim i meritave të vetë vendeve kandidate dhe të kontributit të tyre për sigurinë në fushën euro-atlantike”. Pas prezantimit të propozim-ligjit në këshillin e ministrave i njëjti do të hyjë në procedurë parlamentare ku do të duhet të votohet nga Kuvendi Kombëtar dhe Senati. /Klan Macedoni/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!