close

QEVERIA: MIRATOHET RIBALANCI I BUXHETIT

Mjete për paga më të larta, punësime


Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në seancën qeveritare është votuar ribalanci i buxhetit, siç tha, me qëllim të alokimit të mjeteve atje ku ka efikasitet më të madh dhe ku do të arrihen efekte më të mëdha ekonomike.

“Me ribalancin shpërndajmë më shumë para tek qytetarët, përkrahje të fuqishme financiare për biznesit, rroga më të larta në2 biznes-sektorin. Me ribalancin revidojmë shkallën e rritjes ekonomike prej 3.2% në 3.5%. Të ardhurat janë planifikuar prej 210.5 miliardë denarë, shpenzimet në 228.3 miliardë denarë, kurse deficit është i pandryshuar 17.7 miliardë denarë respektivisht 2.5% prej Bruto Prodhimit Vendor.” –tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

200 milionë denarë shtesë janë paraparë për masat aktive e politike për vetëpunësim dhe të rinj të punësuar në prodhim, 400 milionë denarë subvencione për kontribute për rritje e rrogave në sektorin privat deri në 6000 denarë, 183 milion denarë për sistemin kolektor të Ohrit, transfer më të madh në Fondin për Sigurim Pensional, shoqëritë pensionale në shtyllën e dytë e të ngjashme.

Lidhur me investimet kapitale, ata janë zvogëluar për 50 milionë euro, janë zvogëluar mjete për kreditimin e hekurudhës, sistemeve të parealizuara të ujësjellësit, Korridori 10, zhvillimi rural, hidrosistemi Zletovica, Ministria e Arsimit e Shkencës e të tjerë.

Ministrja e Financave Nina Angelovska ka theksuar se buxheti është në kondicion të shkëlqyeshëm. /Klan Macedoni/