Qeveria solli vendim për heqjen e shtetësisë së Onishçenkos

“MPB TË VEPROJË MENJËHERË PAS VENDIMIT TË MIRATUAR”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi të anulohet vendimi për pranimin e oligarkut kontrovers ukrainas, Oleksandër Onishçenkos në shtetësinë e vendit. Siç njoftuan nga Qeveria, vendimi është marrë pas shqyrtimit të njoftimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qeveria e miratoi vendimin pasi që e shqyrtoi njoftimin nga Ministria së Punëve të Brendshme, në të cilin informohet për mundësinë e heqjes së shtetësisë tashmë të dhënë, të cilën e ka kërkuar Qeveria në një mbledhje të mëparshme të Qeverisë. Vendimi i sotëm i Qeverisë është bazuar në Ligjin për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut” – thonë Qeveria e RMV-së.

Në njoftim më tej thuhet se, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të veprojë menjëherë pas vendimit të miratuar për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos në shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se, Qeveria në fund të muajit maj të këtij viti i ka dhënë shtetësi maqedonase, politikanit ukrainas Olekander Onishçenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së. Nisma për shtetësi ka ardhur nga Federata e sporteve me kuaj, ndërsa Agjencia për Siguri Kombëtare është njëri nga institucionet që kanë dhënë mendim pozitiv. Në lidhje me këtë rast, drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski ka dhënë raport në seancë të mbyllur të Qeverisë. Ndërkohë, seanca parlamentare e komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit, ku po ashtu duhej të referon Dimovski për këtë rast, ishte ndërprerë pasi, seanca, e cila ishte e mbyllur për shkak të informatave të kualifikuara, u lëshua në transmetim të drejtpërdrejt tonik në Youtube kanalin e Kuvendit. Në lidhje me incident, MPB ka përgatitur një raport të cilin ia ka dorëzuar Kuvendit, por nga atje ende nuk kanë informuar se pse ka ndodhur kjo. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share