close
EkonomiVendi

QEVERIA: SUBVENCIONE PËR INSTALIMIN E PAJISJEVE EKOLOGJIKE NË AUTOMJETE

AB13B9AC-6CF7-467E-AFA6-F9515AA595B8

BEKTESHI: NESËR DO TË PUBLIKOHEN TË GJITHA DETAJET ME IMPORTIN E MAZUTIT


Agjenda e Gjelbërt fillon nga Ministria e Ekonomisë. Nesër publikohet thirrja publike për subvencionimin e një pjese të harxhimeve për blerje dhe instalimin e lëndëve alternative djegëse për automjete, sic janë gazi dhe metani, për cka janë siguruar 11 milionë denarë – ka njoftuar Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Të gjithë qytetarët të cilët nga 8 Qershori do të tregojnë llogaritë se kanë instaluar këtë pajsije alternative, mund të realizojnë kthimin e 50% të mjeteve të tyre, por jo më shumë se 18.000 denarë, apo 300 euro. Shpallja do të zgjasë 60 ditë konform parimit “I pari I ardhur – I pari I shërbyer” kurse do të subvencionohet një automjet për një familje. Dokumenetet e nevojshme për të aplikuar janë;

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

Kërkesë dhe deklaratë e plotësuar nga parashtruesi i kërkesës, llogari fiskale me faturë, kopje e lejes së qarkullimit, kopje letërnjoftimit dhe llogari e transaksionit. Këto bëhen për shkak të trafikut dhe ekologjisë e që ka në interes qytetarët dhe uljen e ndotjes së ajrit nga automjetet.

Ministri Bekteshi njoftoi se gjatë ditës së nesërme  ose më së voni deri të Mërkurën, do të publikohen të gjitha detajet në lidhje me importin e mazutit ku pas kontrollit në laboratorët e akredituara, disa cisterna u kthyen nga doganat, sepse u zbulua një sasi më e madhe e ujit nga sa pritej në të njejtën kohë do të bëhen publike edhe emrat e disa kompanive ku kishte parregullsi.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

Nuk po fshehim asgjë, ne do të publikojmë gjithçka në mënyrë transparente, duke pasur parasysh se nesër skadon afati për të gjitha institucionet për të dorëzuar informacionin.  Nëse 1% është e lejuar në rregulloren sipas standardit vendor, rezervuarë të caktuar kishin 4 ose më shumë 4%  ujë. Por nuk është problem vetëm  në ujë, por kishte edhe tejkalim të parametrave në lidhje me hirin.” 

Bekteshi  konsideron se nëse një kompani nuk i përmbush pritjet në përputhje me Rregulloren, ka arsye për revokimin e licencës së funksionimit. Për këtë, sipas tij, është përgjegjës Komisioni Rregullator i Energjetikës, i cili duhet të vendosë nëse do të ketë gjoba për kundërvajtje apo do t’u hiqen licencat atyre ndërmarrjeve. Ai shtoi se kontrollet po kryhen jo vetëm në importin e derivateve të naftës, por edhe në tregun e brendshëm, ku kontrollet janë bërë tashmë në disa nga depotë e kompanive që merren me shitjen e mazutit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia