Qytetarët i ankohen kryeministrit – ”ngrirjet” e çmimeve s’kanë efekt

NESËR DO TË MERRET VENDIMI PËR NGRIRJEN E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE HIGJIENIKE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Për dallim nga vizitat tjera që Kryeministri Kovaçevski bëri nëpër supermarkete të vendit, sot qytetarët shfrytëzuan vizitën e tij dhe të ministrit të ekonomisë  Kreshnik Bekteshi për të shprehur pakënaqësinë e tyre për masën e ngrirjes së çmimeve.

Me një shportë bosh në duar një qytetare i doli para Kryeministrit Kovaçevski për t`i kërkuar llogari për rritjen e çmimeve, njofton KlanM.

”Çmimet janë deri në tavan. Me dy denarë makarona dhe një denar vezë që ishin 99 denarë nuk është masë. Jeta është bërë e vështirë, me ato para nuk blejmë dot as ilaçe – iu drejtua kryeministrit një e moshuar” – tha qytetarja.

I kapur nga situata në të cilën gruaja doli para tij me një shport bosh, Kovaçevski i justifikoi shtrejtimet me luftën në Ukrainë dhe shfrytëzoi momentin për t’u mburrur për atë që kishte bërë qeveria e tij.

”Është e vërtetë që çmimet janë rritur sepse në Ukrainë po zhvillohet një luftë. Ajo që bëmë ishte ngrirja e çmimeve, gjë që uli çmimet me dhjetë për qind. Kemi ngrirë çmimin e vezëve dhe të orizit. Tani ato janë dhjetë për qind më të lira se dikur. Aty ku nuk arritëm një marrëveshje xhentelmenësh, i sollëm vendimet në Qeveri . Po afrohen festat fetare Pashkët dhe Bajrami, koha kur në tryezat e qytetarëve tanë duhet të ketë sa më shumë produkte, me qëllim që ajo të jetë më e pasur. Nuk do të lejojmë që dikush të pasurohet në kurriz të qytetarëve gjatë kohës së krizës. Kjo është koha e solidaritetit dhe jo profitit shtesë” – deklaroi Kovaçevski.

Nga ana tjetër, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sic njofton KlanM, bëri të ditur se në seancën e nesërme të qeverisë pritet të merret vendimi për ngrirjen e çmimeve të një sërë produktesh higjienike, si dhe po mendohet për ulje të çmimeve të disa pemëve dhe perimeve.

“Me shumë gjasa nesër në mbledhjen e qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike…ne presim edhe analizat nga Drejtoria Doganore në pjesën e çmimeve të importit të raportuara nga tregtarët që merren me fruta dhe perime, pra të shohim se sa është diferenca në marzhë që gjatë kësaj jave të ngrijmë edhe produktet e importuara, që në përgjithësi janë fruta” – tha Kreshnik Bekteshi,.

Ndër të tjera, Ministri i Ekonomisë, bëri të ditur se po bëhen analiza që nga 1 korriku të vendoset tarifa e lirë për energjinë elektrike, në mënyrë që, siç tha ai, pensionistët apo të papunët që janë në shtëpi pjesën më të madhe të ditës, të përdorin tarifë të lirë dhe të zvogëlohen kostot. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share