close
Rajoni

QYTETARËT SERBË DESTINACION PUSHIMESH KANË SHQIPËRINË

FE0102A6-82D6-4871-B16A-95B85FEE4088

STOJKOVIQ: ÇDO VIT PO RRITET INTERESIMI I SERBËVE PËR BRENGDETIN SHQIPTAR


Qytetarët e serbisë destinacion pushimeh kanë bregdetin shqiparë, Nenad Stojkoviq, menaxher i agjencisë së udhëtimit Holiday në veri të Mitrovicës thotë se cdo vit po rritet interesimi i serbëve për brengdetin shqiptar.

Hezitojnë të vizitojnë brendetin shqiptar për herë të parë, por ata që e kanë vizituar nuk mendojnë dy herë të të kaluar sërish pushimet verore në Shqipëri.

Interesimi i serbëve të veriut të Kosovës por edhe të Serbisë   është i madh për të kaluar pushimet verore në këtë bregdet.

Nenad Stojkoviq, është menaxher i agjencisë së udhëtimit Holiday në veri të Mitrovicës. Ai tha se cdo vit po rritet interesimi i serbëve për brengdetin shqiptar.

Nenad Stojkoviq – Menaxher ne Agjencine Turistike Holiday

Ne kemi pasur 800 qytetarë vitin e kaluar që kanë vizituar Shqipërinë, kryesisht kemi kerkesa për 3 destinacione, Durres, Ksamil dhe Sarandë. Vitin e kaluar nuk kemi pasur këtë vit jemi duke bërë përpjekje që ta kemi në listë edhe Vlorën. Eshtë befasuese edhe për mua që edhe këtu në veri kemi interesim dhe të gjithë ata që kanë qenë njëherë janë kthyer me përshtypje pozitive. Kam pasur klient jo vetem nga Mitrovica, por edhe nga Beogradi e vendet tjera.”

Interesimi më i madh i serbëve të Kosovës dhe Serbisë për të vizituar Shqipërinë ishte vitin e kaluar kur edhe u mbyllën kufijtë në shumë vende për shkak të pandemisë. Kjo ka bërë që ata të kërkojnë sërish brendetin shqiptar për shkak të përshtypjeve të mira që kanë fituar gjatë pushimeve vitin e kaluar.

Madje në rrjetet sociale serbët kanë krijuar grupe të ndryshme të quajtura Albanian Live, Pushimet ne Shqiperi etj, ku edhe tregojne pershtypjet e tyre dhe i sugjerojne njeri tjetrit per bregdetin shqiptar.

Megjithate Stojkoviq ka synin qe turistte serbë të vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit duke lavderuar infrastrukturen.

Nenad Stojkoviq – Menaxher ne Agjencine Turistike Holiday

“RRuget jane shume te mira, dhe komforte. Qytetaret duan te vizitojne Shqiperine edhe per plazhet fantastike. per mua Durresi eshte destinacioni me i mire, ky eshte opinioni im. E beje ket epune qe nga 1986-ta”.

Gjithashtu ka shume turiste nga Serbia te cilet preferojne te vizitojne Shqiperine duke rezervuar direkt hotelet ndersa vitin e kaluar kane kaluar shume vetura permes Kosoves. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia