Në zyrën e Avokatit të Popullit në ditën e mbajtjes të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votimit.
Përveç se në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të munden për mbrojtje të të drejtave të tyre të paraqiten edhe në numrat e telefonit në vijim: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.
CIVIL -Qendra për Liri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor në mënyrë maksimale t’i respektojnë standardet demokratike dhe rregullat ligjore dhe të kontribuojnë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.
CIVIL u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin parregullsi zgjedhore të çdo lloji. Paraqitjet mund të dërgohen në ueb faqen Zgjedhje të lira, me postë elektronike ([email protected]), me mesazh në Fejsbuk, ose në telefonat 02 / 5209 176, 070 734 044.