Qyteti që nuk do shikojë Botërorin

Vendlindja e Hazard refuzon ‘Katar 2022’ për të kursyer energji 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250


Botërori i Katarit po pritej me mjaft interes në të gjithë vendet e botës. Risia, bukuria dhe historia, pasi për herë të parë do të luhet gjatë muajve të dimrit janë pak nga ato që priten të ndiqen nga tifozët. Por një vendim i çuditshëm në dukje do të ndodh në Belgjikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qyteti i lindjes së yllit të kombëtares, Eden Hazard nuk do të vendos në sheshet kryesore ekrane gjigante për të ndjekur Kupën e Botës. Një vendim që sipas këshillit bashkiak të këtij qyteti është bërë në shenjë zie për vdekjet e pretenduara të mijëra punëtorëve në kantieret e ndërtimit të stadiumeve të Katarit 2022.

Megjithatë, kjo nuk ishte arsyeja e vetme që ata zgjodhën të mos instalonin monitorë për të ndjekur Botërorin. Fakti që Kupa e Botës zhvillohet në vjeshtë dhe jo në verë siç është zakonisht bën që moti të jetë i papërshtatshëm për planifikimin e aktiviteteve në natyrë.

Për këtë arsye, ata nuk do të vendosin ekrane në ‘qytetin e Hazard’, ku dikur shihej kampionati botëror. Një tjetër shkak është se bota duhet të bëjë përpjekje për të kufizuar konsumin e energjisë dhe për të kursyer; kështu që çështjet e këtij vendimi janë etike, ekologjike dhe financiare.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share