close

RADEV: PËRKRAHIM MAQEDONINË E VERIUT, POR JO PA KUSHTE

Obligimi ynë është që ta përkrahim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte dhe pa rezerva, ka theksuar presidenti bullgar Rumen Radev në takimin me ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm të Bullgarisë jashtë vendit në Sofje.

Presidenti bullgar, Rumen Radev ka kërkuar zyrtarisht që Sofja zyrtare të vendos vijat e kuqe lidhur me çështjen e mbështetjes së Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë për anëtarësim të vendit në BE.

“Marrëveshja e nënshkruar për miqësi praktikisht e ka hapur derën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Bullgaria, patjetër të jetë dhe është shtet i cili më së shumti e përkrahë Maqedoninë e Veriut. Ai është obligim i ynë ndaj vëllezërve tanë atje, por është e qartë se mbështetja nuk është e pakushtëzuar dhe pa rezerva. Duhet të jemi të sinqertë dhe qartë t’i vendosim linjat tona të kuqe”, ka deklaruar Radev.

Radev ka vlerësuar se ka edhe një punë të pakryer ende tek librat, mediet, televizionet, ku qëndrimet midis dy vendeve nuk përputhen ai ka shtuar duke thënë se deri sa të zgjidhen këto mosmarrëveshje, duhet të jenë më të rezervuar lidhur me mbështetjen e Maqedonisë së Veriut. Rumen Radev paralajmëroi se presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në shtator me siguri do ta vizitojë Bullgarinë që do të jetë mundësi për përforcim shtesë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. /Klan Macedoni/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!