close
Vendi

RADIOAMATORËT: MES PASIONIT DHE SFIDAVE

LAJMET QENDRORE.00_36_58_21.Still017

MBLIDHEN ANËTARËT E ASOCIACIONIT TË RADIOAMATORËVE


Frekuenca e punës për të gjithë mysafirët ishte 145.525. Asociacioni I Radioamatorëve me rastin e dyvjetorit të ekzistimit, në Varvarë të Komunës së Tearcës, kishte mbledhur anëtarët në ambient të hapur.Por kush janë dhe cfarë funksioni kanë radioamatorët?

GAZMEND GAFURI – RADIOAMATOR

“Radioamatorët janë operatorë që kanë radio lidhje, dmth që kanë leje për ti përdorë radio lidhjet, Kjo përdoret mos dhashtë zoti kur bëhet ndonje vërshim ndonjë tërmet do të thotë kur nuk ka mjete komunikimi”.

Në kohën e teknologjisë së përparuar dhe në epokën e internetit në shikim të parë duket se radioamatorët, veprimtarinë e tyre e bëjnë vetëm për shkak të pasionit. Por, ata kanë kontribuar edhe në kohë të fatkeqësive natyrore.

DIMITAR POPOSKI – KRYETAR I ASOCIACIONIT TË RADIOAMATORËVE

“Një ndihmë e këtillë tashmë ishte ofruar kur ishin përmbytjet në Smillkovë në Shkup. Shpresojmë të mos ketë noivejojë për një gjë të tillë. Megjithatë, ja për t`u shoqëruar, për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare për arritjen e rezultateve të mira në nivel evropian dhe botëror, për këtë gjithmonë jemi të disponuar”

Në mesin e tyre ka edhe gra të pasonuara pas radiolidhjeve, aq më tepër kur ata marrin pjesë edhe në gara ndërkombëtare.

VILMA JOVANOVA – RADIOAMATORE

“Punoj në mod FT8, SSB, “Telegrafia”. Do të thotë marrë pjesë në shumë gara dhe së shpejti duhet që si anëtare e asociacionit të Radioamatorëve të RMV-së, të jem pjesë e garës jubilare të FT8 në nivel botëror”

Personat me nevoja të vecanta, por edhe ata me shikim të dëmtuar e kanë gjetur veten në këtë veprimtari.

REXHEP SINANI – RADIOAMATOR

“Unë jam me shikim të dëmtuar 100%. Ndryshe, ne me shikim të dëmtuar që kemi pasur prirje për intelegjencë tjetër dhe nuk e kemi problem me stacionin dhe gjendemi shumë mirë dhe e kemi mësuar edhe Alfabetin e Morzit.

Në këtë ditë ishte organizuar edhe Bursa e radioamatorëve. Ata të cilët kishin pajisje për t`I shitur apo për t`I dhuruar kishin ekspozuar para të pranishmëve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia