close

“RALLY DAKAR”: AL ATTIYAH FITOI ETAPËN E 9-të

Në garën me motor fitues doli Michael Metge


Piloti nga Katari, Nasser Al Attiyah me automobilin Toyota, fitoi etapën e 9, dhe të parafundit në “Rally Dakar 2019”, duke krijuar epërsi prej 51 minutash në renditjen e përgjithshme, për të zyrtarizuar fitoren e garës “Rally Dakar 2019”.  I dyti doli piloti spanjoll Nani Roma me 4 minuta e 58 sekonda vones, ndërsa në pozitën e tretë doli De Viliers. Etapa e fundit e “Rally Dakar” është ajo prej 359 km, që do të nisë në Opisco e do të përfundojë në Lima.

Ndërsa në garat e motorëve, fitues i etapës së 9-të doli Michael Metge, me 3 orë, 46 minuta e 38 sekonda, duke lënë në vendin e dytë Daniel Jager, ndërsa në të tretin u pozicionua Pablo Quintanilla.

Për t’u theksuar është se pretendentët për fitoren e “Rally Dakar” në këtë kategori preferuan të studionin njëri-tjetrin, duke e nisur e mbyllur bashkë etapën.

Në renditjen e përgjithshme, Toby Price vazhdon të kryesojë, i ndjekur nga Quintanilla në vendin e dytë me 1 minutë e 2 sekonda më shumë, ndërsa i treti është kampioni në fuqi Walkner. /Agjencitë/