Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur të enjten në një seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga Partia Socialiste, për të diskutuar vendimin e presidentit të vendit për anulim të zgjedhjeve lokale si pasojë e krizës politike në vend.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se ditën e sotme, në vend që Kuvendi të merrej me rezolutën që do i drejtohej shteteve të Bashkimit Evropian për t’i kërkuar “njohjen e meritës së Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të vëna prej tyre dhe për nisjen e negociatave”, po merret me “me një akt brutal, të papërgjegjshëm dhe të pa-tolerueshëm të Ilir Metës”, duke iu referuar dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve. /Abc News/