Rama: Ballkani i Hapur, projekt paqeje për rajonin

Mbahet në Beograd panairi ndërkombetar i verës

Ka nisur në Beograd panairi i parë ndërkombëtar i verës, pjesë e nismës Ballkani i Hapur ku marrin pjesë 250 ekspozues nga rajoni dhe bota.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Teksa preferoi të mos lexojë fjalimin e përgatitur nga stafi tij, por të flasë spontanisht, Kryeministri Edi Rama u ndal tek Ballkani i Hapur, për të vënë në dukje edhe njëhere se ai është një projekt paqeje për vendet e rajonit.

“Fakti që jemi të gjithë bashkë duhet të na inkurajojë që Ballkani i Hapur është me shumë se ekonomi, tregti, është projekt paqeje, i bashkimit në paqe për të ardhmen që kjo lagje e vogel në mes të Europës të bëhet e ardhmja për rininë tonë”.

Kryeministri ftoi edhe prodhuesit e vendeve t etjera të bëhen pjesë e panairit në vitet në vijim, duke thënë se kjo nismë u takon njerëzve.

“Këto na mjaftojnë ta çojmë përpara nismën se nuk është nismë e jona por për njerëzit që ju takon njerëzve atyre që prodhojnë, eksportojnë, që zhvillojmë turizmin e të gjithë qytetarëve të vendeve tona. Shpresoj kjo rrugë e hapur t’ju pëlqejë më shumë se rrugët e mbyllura të Europës dhe ta zhvillojmë përpara”.

Në kontekstin e bashkëpunimit në diversitet qe edhe përgjigjia për pyetjen mbi verën më të mirë në panair.

“E bukura e kësaj bote është se ka shije të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme”.

Edhe per Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira per qytetarët e rajonit.

“Ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë, uroj ta shijoni këtë nismë”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se Ballkani i Hapur nuk është nismë politike.

“Nuk është nismë politike por ekonomike. Ne lidhim ekonomitë tona, hapim tregje të reja. Ballkani i Hapur tregon çfarë do të thotë fqinjësia e mirë. Ky panair nuk mund të bëhet vetëm në Shqipëri apo Serbi apo Maqedoni, është për marrëveshje të reja dhe biznese të reja”.

Panairi ndërkombëtar i verës do të qëndrojë i hapur për 4 ditë. Të premten në Beograd do të mbahet edhe samiti i radhës i nimës Ballkani i Hapur, me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share