Rama: Samiti, moment fantastik për Ballkanin

“Demonstron interesat e rritura gjeostrategjike të BE”

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur për Associated Press tha se mbajtja e një samiti të Bashkimit Evropian në Tiranë këtë javë demonstron interesat e rritura gjeostrategjike të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Momenti është fantastik. Askush nuk mund ta imagjinonte dy vjet më parë dhe tani po ndodh”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Rama ka kritikuar më parë BE-në për hezitimin e treguar për të pranuar anëtarë të rinj. Gjashtë vendet në qendër të samitit – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – kanë marrë siguri për vite me radhë, por kanë parë se hapat e tyre drejt anëtarësimit janë bllokuar.

Ai tha se unioni veçanërisht duhet të punojë me Serbinë, shtet që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë gjatë kohës së luftës”.

“Zëri i përbashkët i Ballkanit Perëndimor ndihmoi të shtyjnë më shumë liderë të BE-së për të çuar vendet në rrugën e anëtarësimit sepse iu duhet Ballkani Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”

Kryeministri e quajti samitin si “ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë”, duke vënë në dukje se vendi ish-komunist ishte deri në vitin 1990 plotësisht i shkëputur nga bota dhe nga Evropa”.

“Samiti do të sjellë shumë për Ballkanin Perëndimor, për vendin tonë, shumë energji pozitive, shumë shpresë, shumë rrugë të reja, shtigje të reja, të cilat do të përcaktohen në hapat e ardhshëm. Vendimi i BE-së për të mbajtur samitin jashtë territorit të saj është një ogur i mirë për të ardhmen”.

Rama argumentoi se marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht atyre që përbënin ish-Jugosllavinë, nuk kanë qenë kurrë më të mira, megjithëse ai pranoi se refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës “është ende si elefanti në një dhomë”.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share