Rama sqaron deklaratën për “kontrabandë” vaksinash

EDI RAMA PREMIER ALBANIA

“U nxor nga konteksti, dozat u dhuruan nga qeveria”

Kryeministri Edi Rama: Askush nuk e di dhe faktikisht as e mendoja që do ta thoja ndonjëherë, por atëherë me Luigin kemi patur një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe kemi bërë së bashku një operacion, një veprimtari “kontrabande”në atë moment kur ne nuk kishim asnjë vaksinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo deklaratë e Kryeministri shqiptar në Bergamo të Italisë shkaktoi reagime të shumta në vendin fqinj. Titujt se Rama dhe Di Maio kishin bërë kontrabandë vaksinash kanë detyruar kreun e qeverisë shqiptare të sqarojë edhe një herë deklaratën për mediat italiane.

“Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën “kontrabandë”, të cilën e përdora për ta përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që shpëtoi jetë njerëzish”.

Rama thotë se edhe pse marrja e vaksinave nga Italia ishte në një situatë paradoksale, nuk mund të shpjegohet me fjalë të nxjerra jashtë kontekstit.

“Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë. Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një kohë emergjence të rëndë”.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare ka pasur një kërkesë zyrtare drejtuar qeverisë italiane për një sasi dozash për vaksiminin e stafit mjekësor dhe Roma i është përgjigjur pozitivisht në shenjë mirënjohje për dërgimin e mjekëve shqiptarë në spitalet italiane.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share