Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, Kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të brendshëm politik.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, sipas Ramës, ushtria serbe nuk ka asnjë mundësi të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës.

 

“Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Thjesht i vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Pse nuk e di Presidenti i Serbisë që çon ushtrinë atje? Nuk e di ai që as në ëndrrën më të guxishme nuk jep një urdhër që të prekin një milimetër kufirin? Po për çfarë e bën këtë? E bën për politikë të brendshme. Serbia ka mbaruar punë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e ka humbur Kosovën që në ’99 dhe vazhdimi i qëndrimit në një llogore duke bërë luftë imagjinare me Serbinë dëmton Kosovën”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share