Rama vizitë në Britani/ Gazetarja Milori nga Londra: Marrëveshja për emigracionin e paligjshëm pritet të jetësohet

Kryeministri Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Britani ku për herë të parë do të pritet nga homologu i tij britanik, Rishi Sunak.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vizitën e Kryeministrit Rama po e ndjek nga afër gazetarja Mirela Milori, e cila përmes një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan ka dhënë më shumë detaje rreth asaj që pritet të do të jetë në fokus të takimit.

Gazetarja Milori thekson se nuk ka një axhendë të përcaktuar të Kryeministrit Rama për vizitën e tij zyrtare në Britani, por pritet që nesër të jetësohet marrëveshja e arritur në muajin Dhjetor të vitit të kaluar mes 2 shteteve për të ndaluar emigracionin e paligjshëm shqiptar në Britani.

 

Pyetje: Kur do të nisë aktiviteti i Kryeministrit dhe cilat janë çështjet që ai do të diskutojë me homologun e tij britanik?

Mirela Milori: Ditën e nesërme, që në orën 09:00 të mëngjesit, kryeministri Edi Rama do të nisë takimin e tij të nivelit të lartë në Londër. Do të ketë takime të ndryshme.

Pritet që në orën 12:00 të ketë një takim me kreun e Parlamentit Britanik, përveç takimeve të tjera që mund të jenë me shoqëritë civile dhe me përfaqësues të ndryshëm të jetës britanike dhe shqiptarë të integruar këtu, por natyrisht që elementi më i rëndësishëm i vizitës së Kryeministrit Rama nesër është takimi me homologun e tij britanik, Sunak ku pritet që të thellohet më  tej marrëveshja e arritur në mesin e Dhjetorit të vitit të kaluar ku kryefjalë ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Kjo vizitë do të pasohet të premten, takim mes ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin me homologen e tij, Suela Braverman, një personazh që ishte shumë e ashpër me emigracionin e paligjshëm shqiptar.

Pritet që ditën e nesërme të mos ketë një marrëveshje të nënshkruar mes kryeministrave, por të jetësohet ajo marrëveshja e arritur në Dhjetor të vitit të kaluar për t’i vënë fre emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe. Mund të ketë takime të tjera. Akoma nuk ka një axhendë të përcaktuar. Ditën e nesërme do të kenë piketa më të qarta se si do të ecet më tej./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share