close

RAMOS AKUZOHET NGA UEFA 

Çështja do të trajtohet më 28 shkurt


Sergio Ramos është akuzuar nga UEFA pasi bëri një ndërhyrje “të keqe” e cila solli kartonin e dytë për të. Ramos bëri një ndërhyrje mjaft të keqe ndaj lojtarit të Ajaxit Kasper Dolberg në minutën e 89.

Arsyet që UEFA hapi hetimin ndaj tij është që Ramos pas përfundimit të ndeshjesh deklaroi që ndërhyrja ishte bërë e qëllimshme, pasi ai ishte detyruar të ndalonte kundërsulmin e Ajaxit. Çështja do të trajtohet më 28 shkurt nga autoritetet përkatëse të UEFA-s.

Pak minuta pasi Ramos kishte hedhur një deklaratë në të cilën thoshte: “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e bëra me qëllim atë ndërhyrje, por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime me peshë” ai e fshiu atë pasi mori kritika të shumta.

Sergio Ramos rrezikon të dënohet dy ndeshje në vendimin që do të jepet me 28 shkurt. /Agjencitë/