close

RAPORTI I GREKO-s:  KËRKOHET DEPOLITIZIMI I POLICISË

Nga ministritë pritet transparencë për këshilltarët e angazhuar


Sugjerimet pas rrethit të pestë të evaluimit të institucioeneve në Maqedoni, nga Grupi i vendeve kundër korrupsionit, pranë Këshillit të Evropës, pas interpreretimit  të ndryshëm disaditësh nga ana e mediave dhe subjekteve politike në vend, që cështjet të bëhen më të qarta, në versionin eksplicit u gjet si lajmi i parë në faqen e këtij institucioni ndërkombëtar. Detaje rreth vizitës së stafit të GREKO, në fillim të tetorit të vitit të kaluar dhe sugjerimet e tyre për zvogëlim të konflikitit të interesit dhe politizimit të këshilltarëve qeveritarë dhe policëve, sqaroi edhe anëtari i Grekos në Maqedoni, profesoresha Ana Daneva Pavllovska.

Rezymeja për Maqedoninë e publikuar sot në ueb-faqen e GREKO i bën thirrje qeverisë të rrisë transparencën e punës së saj dhe ta depolitizojë policinë. Shqetësim të veçantë grupi për luftë kundër korrupsionit shpreh për shkak të infromacioneve të pamjaftueshme për detyrat, trajnimet dhe pagat, jo vetëm të kryeministrit dhe ministrave, por edhe të të gjithë këshilltarëve të angazhuar në kabinetet e tyre. Për të gjitha këto informacione duhet të ketë qasje në ueb-faqet e institucioneve.

“Qeveria duhet të miratojë kod të ri etik, ose ta ndryshojë atë ekzistues, që për  ministrat dhe personat tjerë të emëruar nga qeveria të parashikohen sanksione për mosrespektim. E njejta gjë parashihet edhe për zyrtarët policorë, GREKO kërkon që të ndryshohet, të bëhet revizion ose të miratohet një tjetër kod etik për zyrtarët policorë. GREKO insiston në trajnimë të shpeshta, që do ti zbatojë Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit”-tha Ana Daneva Pavllovska, Anëtare e Greko në RMV.

Sipas Daneva – Pavllovskës, shumë interpretime të raportit ditëve të fundit, nuk kanë lidhje me evaulimin e fundit të qeverisjes ekzekutive dhe MPB-së, por me vlerësimet e mëparshme për shkallën e korrupsionit në vend.

“Duke pasur parasysh se ka pasur shumë deklarata rreth punës së PSP-së ose Prokurorisë Publike, rreth lirisë së mediave, partizimit të administratës, është shumë me rëndësi të theksohet se ata janë atje që nga rrethi i katërt, i zbatuar nga viti 2013 deri në 2016.”- deklaroi Ana Daneva Pavllovska, Anëtare e Greko në RMV.

14 nga 23 sugjerimet, të cilat Qeveria në vend ka afat t’i zbatojë për 18 muaj, kanë të bëjnë me policinë, për të cilën GREKO kërkon të depolitizohet dhe të bëhet ndarje e qartë midis qeversjes politike në Ministri dhe policëve që duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur. Pikërisht për këtë pjesë të sugjerimeve për policinë, sot reagoi opozita, me interpretimin e saj për raportin e GREKO.

“Policia më shumë se dy vite nuk reagon kur bëhet fjalë për funksionerë nga qeveria. Ata janë të mbrojtur dhe mund të bëjnë ç’të duan në shtet, duke kryer krime. Spasovski dhe Zaev e kanë shëndrruar policinë në vatër të krimit dhe korrupsionit. GREKO thekson se policia llogaritet të jetë një nga institucionet më të korruptuara.”- shprehet Orce Gjorgjievski, VMRO-DPMNE

Si bazë për akuzat, partia opozitare thotë se Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë furnizime të dyshimta publike në vlerë prej 1 milion euro, që është shumë më tepër se çmimi ishitjes. Raporti i GREKO shkruan se informacionet për besimin e opinionit te policia janë kundërthënëse, nga pozitive deri te skajshmërisht negative, për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit. Organizata pret nga Qeveria të përgatisë ndryshime në ligjin për polici dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa Kuvendi t’i miratojë, deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm. /Klan Maqedoni/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!