close
Top LajmeVendi

RASTI ALMIRI: GJYKATA E APELIT KTHEN LËNDËN NË RIGJYKIM

Screenshot_2

Alispahiq: Rigjykimi në fillim të Shkurtit?


Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit Shkup, ka shfuqizuar lëndën për rastin e vdekjes së vogëlushit katërvjeçar nga Kumanova, Almir Aliu dhe të njëjtën e ka kthyer në rigjykim. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga avokati, Asmir Alispahiq.

Rasti për lëndën e Almir Aliut është kthyer për rigjykim ka konfirmuar avokati Asmir Alispahiq. Siç thotë ai kjo do të thotë se lënda do të kthehet nga fillimi.

“Është shfuqizuar lënda për rastin e Almir Alitu, por në gjykatën e Kumanovës një vendim i këtillë akoma nuk është sjellur. Pas marrjes sigurisht në afatin e përcaktuar ligjor, gjykata e shkallës së parë ka për detyrë të caktojë seancë publike, nga ku lënda do të kthehet nga fillimi dhe pres që një gjë e tillë të bëhet në fillim të muajit shkurt.-deklaroi Asmir Alispahiq – Avokat

Ndërkohë sipas avokatit Miralem Asani, një gjë e këtillë ka ardhur edhe për shkak se erkspertiza është kryer nga persona jo te liçencuar, gjë që paraqet shkelje qenësore, por edhe se vendi i ngjarjes nuk ka qenë vend public që lënda të kualifikohet si fatkeqësi komunikacioni.

Të rikujtojmë se rasti i Almirit ngriti një sërë reagimesh në opinion dhe në prokurorinë publike, u organizuan protesta para qeverisë, kurse Ministri i mëparshëm i Drejtësisë Bilen Saliji dha dorëheqje duke u thirrur në këtë rast. /Lulzime Ameti/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia