close
Top LajmeVendi

RASTI I ALMIRIT: MBROJTJA KËRKON LARGIMIN E PROKURORES

Almir-Aliu-780×439

Seanca anulohet sërish


Sërish është anuluar seanca për “Rastin e Almirit “, në të cilën pritej të jepen fjalët përfundimtare, pasiqë mbrojtësi i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, kërkoi largimin e prokurores së rastit Suzana Kusigerska.

Avokati Asmir Alispahiq tha se deri te kërkesa për largimin e prokurores ka ardhur pasiqë e njëjta nuk sillet si prokuore, por siç tha ai si mbrojtëse e të akuzuarit Boban Iliq.

“Unë si avokat mbrojtës kërkova largimin, me qëllim që të mundet kjo lëndë të merr rrjedhë të drejtë në procedurën e sërishme, e cila do të bëhet, kurse e gjitha me qëllim që të vie deri te gjendja e drejt faktike dhe të mundemi të gjithë në RM të jemi të sigurtë në atë që quhet Drejtësi për rastin e Almirit. Kjo prokuore, e cila sipas meje por edhe sipas personit të autorizuar në tërësi është tendencioze dhe sillet si mbrojtëse e të akuzuarit Boban Iliq “, deklaroi avokati mbrojtës Asmir Alispahiq.

“Jemi shumë të bindur se të gjitha provat në procedurën e deritanishme, që nuk na u pranuan, pas 15 marsit ne do arrijmë t’ia imponojmë gjykatës, me ç’rast jemi të sigurt dhe të bindur që me veprimet tona të ligjshme do t’i ndihmojmë gjykatës në përcaktimin e gjendjes faktike ashtu siç është “ –tha ndër të tjera avokati mbrojtës Ibrahim Bajrami.

Babai i Almirit, shpreson në drejtësi, kurse pret që prokurorja të vet tërhiqet nga ky proces.

“Ne presim nga prokurorja me vetë dëshirë të jep dorëheqje dhe të mirren faktet si kanë qenë. As më tepër e as më pak ne nuk kërkojmë por të shihen faktet si janë e asgjë tjetërnënvizoi Sedat Aliu, babai i Almirit.

Përshkak se kanë kaluar 90 ditë nga mbajtja e seancës së fundit, gjykatësja Maja Denkovska kërkoi që lënda për këtë rast të kthehet nga fillimi. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia